75 Mall Live Search
21:37 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arda tashmë ka një datë për largimin e tij nga Barcelona

Ahmet Bulut, agjenti i Arda Turan, pranoi se po punon për largimin e mesfushorit turk të Barcelonës.

Ai tregoi se ka disa ekipe të interesuara për turkun dhe se vendimi do të merret brenda 15 ditëve.

“Ka 3 ose 4 klube që e duan Ardan, por pas 15 ditësh situata do të jetë e qartë” .

Agjenti ishte sot në Londër me lojtarin turk dhe tha se në ditët e ardhshme ai do të takohet me Galatasaray.

Arda Turan është i pari në listë që do të largohet nga Barcelona këtë dimër, pasiqë Valverde nuk llogaritë në shërbimet e tij dhe poashtu klubi dëshurin të heq dorë nga shërbimet e tij për të reduktuar faturën e pagave dhe për t’u lënë vend hyrjeve për Coutinhon. /IndeksOnline/