10:08 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Arda Turan kthehet në Turqi, kjo është skuadra e re?

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan me shumë gjasa do të përfundoj në Turqi.

Ylli turk është në bisedime me shumë klube, por Besaksehir ka avancuar dhe është pretendenti kryesor për ta siguruar 30-vjeçarin.

Por, sipas mediave turke – skuadra e Barcelonës ia ka kërkuar plotë 2 milionë euro vetëm për huazim gjashtë mujor.

Mirëpo bisedimet nuk kanë ngecur pasi bëhet fjalë për një shumë të vogël parash, kështu Turan shumë lehtë mund t’iu bashkohet yjeve si: Adebayor, Gael Clichy, Ghokan Inler dhe Volkan Babacan.

Besaksehir gjatë 17 xhirosh ka grumbulluar 36 pikë dhe gjendet në pozitën e parë, një më shumë se Galatasaray në të dytin./IndeksOnline/