Arda Turani nga Barcelona në Ligën e Dytë gjermane, do të ketë për bashkëlojtar 2 futbollistë kosovarë

Futbollisti i njohur turk, Arda Turan, viteve të fundit ka kaluar një periudhë të vështirë në karrierën profesionale.
Turku, që dikur luante për Atletico Madridin e Barcelonën, tashmë pritet të transferohet tek ekipi i Ligës së Dytë gjermane, Hannover, transmeton indeksonline.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i këtij klubi, Kenan Kocak.
“Nëse arrijmë të biem dakord për financat, ne do të donim që Arda Turani të bashkohej me ne sezonin e ardhshëm”, u shpreh Kocaku.
Turani më 2015 u transferua nga Atletico Madridi në Barcelonë për 34 milionë euro.
Por, ai te katalunasit asnjëherë nuk arriti ta tregonte formën që e pati tek Atletico Madridi.
Po ashtu problemet me ligjin që pati në Turqi bën që Turani të ketë telashe të shumta në karrierë.
Në Hannover luajnë edhe dy futbollistët kosovarë, Florent Muslija dhe Valdrin Mustafa./Indeksonline/