75 Mall Live Search
13:08 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Arda Turani rikthehet te Barcelona, por…!

Arda Turani e ka përfunduar huazimin në Turqi te skuadra e Istanbul Basaksehir.

Klubi ka bërë me dije se Arda nuk ka pasur interes për të vazhduar më dhe është ndarë miqësisht me skuadrën e deritashme.

Turani është në kontratë te Barcelona dhe i duhet detyrimisht rikthimi te skuadra katalonase.

Megjithatë, vetë Barça nuk është e interesuar ta mbajë dhe me shumë gjasa skuadra do t’ia ndërpresë kontratën futbollistit.

Arda Turani ka rënë shumë nga forma dhe pritet ta ketë të vështirë vazhdimin e karrierës te ndonjë skuadër e madhe evropiane./Indeksonline/