Ardern dërgon në Turqi ministrin e Jashtëm për t’u përballur me komentet e Erdoganit
Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re do të udhëtojë në Turqi për tu “përballur” me komentet e bëra nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pas sulmit terrorist në dy xhamitë në Christchurch, tha kryeministrja Jacnda Ardern.
Erdogan, i cili po përpiqet të merr përkrahje sa më të madhe për Partinë e tij AK, përpara zgjedhjeve vendore të 31 marsit, tha se Turqia do ta bëj sulmuesin të paguaj nëse Zelanda e Re nuk e bën.
Komentet e Erdogan erdhën në një tubim të fushatës që përfshinte pamjet e videos të të shtënave, të cilat terroristi i armatosur kishte transmetuar në Facebook.
Zonja Ardern tha se ministri i jashtëm Winston Peters do të kërkojë sqarime urgjente.
“Zëvendëskryeministri ynë do të përballet me ato komente në Turqi”, u tha ajo gazetarëve në Christchurch të mërkurën.
“Ai po shkon atje për të folur ballë për ballë.” /IndeksOnline/