75 Mall Live Search
10:57 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ardhja e atdhetarëve nga diaspora, bizneseve iu zgjatet orari i punës në Lipjan

Subjektet e biznesit (restorantet, motelet, kafiteritë) në Komunën e Lipjanit tash e tutje do të punojnë me orar më të gjatë të punës.

Këtë e ka bërë të ditur, Kryetari Imri Ahmeti, i cili ka thënë se këtë vendim e ka marrë për sezonen verore e cila ndërlidhet me fluksin e ardhjes së atdhëtarëve nga diaspora, transmeton Indeksonline.

Kjo zgjatje e orarit të punës fillon prej datës 01.07.2019 deri më 01.09.2019, ku subjektet e lartëcekura mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre gjatë ditëve të javës: e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte dhe e diel deri në ora 00:00 ndërsa të gjatë ditëve të javës: e premte dhe e shtunë deri në ora 01:00 pas mesnate.

 Zgjatja e orarit të punës të subjekteve të biznesit nuk nënkupton edhe zgjatjen e orarit të punës të punëtorëve më shumë se 8 orë pune në ditë.

Subjektet e lartëcekura gjatë kësaj  periudhe obligohen që pas orës 23:00 ta ndalin zërin e muzikës./Indeksonline/