Ardhja e Coutinhos nuk e ndal interesimin e Bayernit për Sane
Bayern Munich dëshiron të provojë përsëri të transferoj në klub sulmuesin e Manchester Cityt, Leroy Sane.
Gjermani është lënduar në ndeshjen kundër Liverpoolit, lëndim i cili do ta mbajë jashtë fushës për një kohë të gjatë.
Derisa gjiganti anglez po kërkon 100 milionë euro, gjiganti gjerman po shpreson që ky çmim të ulët.
Pavarësisht arritjes së Philippe Coutinho si huazim nga Barcelona, “bavarezët”, kërkojnë edhe gjermanin në ekip. /IndeksOnline/