Ardhja e mërgimtarëve/ Kjo është situata momentale në të gjitha pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve ka shtuar fluksin e automjeteve që kalojnë në pikat kufitare të Kosovës.
Mërgimtarët po ballafaqohen me pritje të gjata sidomos në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” aty ku pritjet shkojnë deri në 2 orë, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje shumë të gjata.
