Ardhja e mërgimtarëve, Komuna e Podujevës organizon një koncert muzikor

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me shoqatën kulturore artistike “Zahir Pajaziti”, do të organizojnë një koncert muzikor, më 25 korrik në sheshin “4 Dëshmorët”.
Në këtë koncert do të marrin pjesë emra të shquar të muzikës, por edhe grupe të valleve dhe pika të tjera artistike.
Po ashtu edhe mbrëmë është mbajtur koncert ku kryetari i komunës, Shpejtim Bullqi i falënderoi këngëtarët për këtë atmosferë të mrekullueshme dhe qytetarët për prezencën e madhe.
Bulliqi iu dëshiroi mirëseardhje edhe mërgimtarëve, të cilët i presin aktivitete të shumta që janë organizuar në kuadër të manifestimit “Ditët e diasporës”.
