75 Mall Live Search
23:16 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / B XH

Ardhja e mërgimtarëve për festën e Vitit të Ri, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e të dhëna në pikat doganore.

Bazuar në këto të dhëna, në pikën kufitare të Merdare dhe Jarinje, pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjasin deri në 10 minuta, raporton IndeksOnline.

Ndërsa pritet deri 25 minuta për të dalë nga Kosova po ndodh në piken kufitare të Dheu i Bardhë, ndërsa kolona e veturave arrin deri në 150 metra.

Kurse në pikat tjera kufitare, gjendja është e qetë dhe hyrje daljet po zhvillohen normalisht dhe pa asnjë pritje. /IndeksOnline/