Ardhja e Munishit i largon nëntë futbollistë nga Ballkani
Ismet Munishi do të jetë në krye të Ballkanit për sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Suhareka deri më tani ka larguar nëntë lojtarë që nuk janë pjesë e planeve të trajnerit.
Ky është njoftimi i Ballkanit për futbollistët e larguar :
Pas emërimit të trainerit,ne kemi filluar të përforcojmë skuadrën për edicionin e ri garues në IPKO Superligë,e gjithashtu një pjesë e futbollistëve edhe janë largu pasi kontratat kanë qenë valide deri në muajin qershor.
Deri më tani këta janë futbollistët me të cilët kemi ndarë rrugët:
1.Leart Emini
2.Dardan Jashari
3.Gentian Elezi
4.Ledion Muçaj
5.Ilir Gegaj
6.Leotrim Gashi
7.Almir Ajzeraj
8.Borche Manevski
9.Aldin Adzovic
Ndërsa pas kërkesës së KF Feronikeli,ne i kemi huazuar Arbër Potokun dhe Jetmir Topallin,për ndeshjet që skuadra nga Drenasi ka në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve.