75 Mall Live Search
17:40 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / F.R

Ardhje masive nga Gjermania, po thyhen rekorde

Fluksi i madh i mërgimtarëve që po vijnë drejt Kosovës po vazhdon të shënojë rritje të lartë në këtë fundvit, njëkohësisht edhe në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kompania e njohur turistike Zhitia Turist po vazhdon të thyejë rekorde, duke u renditur ndër kompanitë më të zgjedhura nga bashkatdhetarët për udhëtimet drejt vendlindjes.

Sipas pronarit të kompanisë, Arton Zhitia, suksesi nuk është i rastësishëm, por rezultat i një pune të vazhdueshme dhe përkushtimi maksimal ndaj klientëve.

“Rekord i besueshmërisë, para së gjithash, e më pas edhe i numrit të madh të bashkatdhetarëve që zgjodhën kompaninë Zhitia Turist për udhëtime drejt atdheut. Nuk janë 35 vite, por vetëm 3 vite që kur kemi filluar të operojmë edhe në tregun e Gjermanisë. Në këto 1,095 ditë, me punë të pandalshme, arritëm të jemi të parët në treg me numër rekord rezervimesh, besueshmëri, kualitet dhe cilësi, ndërsa kompanitë e tjera mbetën pas”, ka shkruar pronari i kompanisë, Arton Zhitia.