14:52 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ardian Bujupi lë koncertet, viziton të prekurit nga tërmeti, në Shqipëri

Ardian Bujupi iu ka bashkuar artistëve të cilët kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë qëndruar personalisht afër të prekurve nga tërmeti.

Këngëtari i njohur shqiptar, i cili ka një karrierë të suksesshme në Gjermani ka lënë në gjysmë angazhimet e tij profesionale për të udhëtuar drejt Durrësit dhe Thumanës, shkruan Indeksonline.

Ardiani ka publikuar një video dhe fotografi të shumta nga vizita atje, duke treguar se bashkëndien me secilën që është prekur nga tërmeti tragjik që la të vdekur 51 persona, shumë të lënduar e dëme materiale./Indeksonline/