Ardian Bujupi paralajmëron këngën e re me reperin shqiptar nga Gjermania
Pas suksesit të madh të këngës “Cika Cika”, Adrian Bujupi është gati të lansoj këngën e re.
Projektin e radhës e ka paralajmëruar përmes rrjetit social Instagram. Kënga e re e tij quhet “Kalle” dhe do të jetë në bashkëpunim me reperin e ri shqiptar nga Gjermania, Gent, transmeton Indeksonline.
Në Instagram, këngëtari ka publikuar një pamje nga videoklipi. Po ashtu ka treguar kënga do të publikohet me datën 12 tetor.
Gjatë kësaj vere Bujupi ishte pjesë e këngës “Varadero” që ishte në bashkëpunim me artistë ndërkombëtar Ozel dhe AriBeatz./Indeksonline/