08:22 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ardian Bujupi publikon këngën e re me videoklip “Luna”

Ardian Bujupi është rikthyer me një këngë të re.

Projekti i ri mban titulli ‘Luna’ është publikuar edhe me videoklip, shkruan Indeksonline.

Në klipin e këngës ai ka përfshirë skena nga koncertet e tij dhe ka përcjellur atmosferën nga turneu i tij muzikor.

 “Faleminderit të gjithëve që ishit në turneun tim të parë! Këtu është një falënderim i vogël”, ka shkruar Ardiani sipër videos paralajmëruese.

Ndryshe, Ardian së fundi vizitoj Shqipërinë dhe të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit./Indeksonline/