20:28 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ardian Bujupi sjell version remix të këngës ‘Çika Çika’, bashkëpunon me këngëtarin e njohur

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ardian Bujupi po vazhdon të jetë aktiv me projekt muzikore.

Këngëtari i cili jeton dhe vepron në Gjermani ka paralajmëruar versionin remix të këngës ‘Çika Çika’ të cilën kohë më parë e ka sjellur në bashkëpunim me këngëtaren, Xhensila Myrtezaj, shkruan Indeksonline.

Për versionin remix të kësaj kënge, Ardian ka bashkuar forcat me këngëtarin me famë botërore, Farruko i cili numëron shumë hite.

“Jam në Miami duke bërë xhirimet e videoklipit të këngës ‘Cika Cika’ në versionin remix me vëllaun tim Farruko” ka thënë Ardian Bujupi në videon e publikuar në ‘Instagam’.

Ndryshe, edhe Xhensila ka paralajmëruar rikthimin me një projekt muzikor pas pauzës që bërë nga lindja e vajzës, Ajka./Indeksonline/