Ardian Bujupi tmerron ndjekësit, shfaqet i gjakosur në makinë

Këngëtari Ardian Bujupi ka bërë një postim në Instagram, me të cilin ka habitur ndjekësit e tij.
Kjo se, ai shihet sikur ka bërë aksident trafiku, duke goditur një pemë dhe ishte i gjakosur në fytyrë, shkruan Indeksonline.
Videoja dukej akoma më tmerruese për faktin se këngëtari dukej sikur ishte pa ndjenja.
Sidoqoftë, janë ndjekësit ata që erdhën në përfundim se kjo është skenë e ndonjë klipi të ri të Ardianit.
Se si është e vërteta, do e mësojmë së shpejti./Indeksonline/