10:06 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjini, mban mbledhjen e radhës me Shtabin e emergjencave për COVIDIN-19

Edhe një herë, ata kanë theksuar se pavarësisht lehtësimit të masave, duhet të respektohen të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Në të kundërtën, ata kanë thënë se mundësia që të kemi raste të reja është reale.

Nga kjo mbledhje, kryetari i Gjakovës, Gjini ka thënë se Inspektorati i Komunës së bashku me Policinë e Kosovës do të bëjnë inspektim të rreptë nëpër të gjitha veprimtaritë shërbyese, lidhur me mbajtjen e domosdoshme të mjeteve mbrojtëse si maskat dhe dorëzat mbrojtëse.

Në rastet e mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHP-së, do të pasojnë sanksionet sipas ligjeve në fuqi.