75 Mall Live Search
10:18 / E Hënë, 25 Maj 2026 / P M

Ardian Gjini: Mirënjohës për besimin, falënderim të veçantë për Ramush Haradinajn

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ardian Gjini, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e marrë pas zgjedhjes në krye të partisë, duke falënderuar qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit për besimin e dhënë.

Gjini tha se është thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje, duke e cilësuar këtë besim si një zotim për më shumë punë dhe përgjegjësi.

“Jam thellësisht mirënjohës për çdo mesazh, koment dhe mbështetje. Ky besim është zotim për punë dhe përgjegjësi e madhe”, ka shkruar Gjini.

Ai ka adresuar një falënderim të veçantë për Kryetarin e Nderit të Aleancës, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se ka treguar lidership të palëkundur dhe besim për të çuar përpara vizionin e përbashkët politik.

“Një falënderim i veçantë dhe me respekt të lartë shkon për kryetarin e nderit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj.

Faleminderit për lidershipin e palëkundur dhe besimin e dhënë për ta çuar përpara vizionin tonë të përbashkët”, thuhet në postimin e Gjinit.