75 Mall Live Search
22:09 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / F.R

Ardian Gjini pritet fuqishëm në Lipovec

Kryetari i komunës së Gjakovës njëkohësisht kandidati edhe për mandatin e dytë, Ardian Gjini, ka marë përkrahje të fuqishme në Lipovec.

Gjini përmes një postimi në facebook është shprehur se çdo ditë është motiv shtesë për më shumë punë, për më shumë projekte madhore, për qytetin tim

“Në javën e fundit drejt fitores së përbashkët! U takova me shumë qytetarë të komunës sonë, duke ndarë programin tonë me banorët e fshatit Lipovec dhe ata të qendrës së qytetit. Çdo ditë është motiv shtesë për më shumë punë, për më shumë projekte madhore, për qytetin tim – Gjakovën tonë”, ka shkruar Gjini.

Në këtë tubim mori pjesë edhe kandidati për asamble, Durim Halilaj, ku theksoi se nuk ka ndjenjë më të madhe se kur përkrahja vjen prej vendit ku je rrit, prej njerëzve që të njohin më mirë se kushdo./IndeksOnline/