Ardian Gola zyrtarizohet kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Gjakovës

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot Ardian Golën si kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës.
Në ceremoninë e prezantimit ka marrë pjesë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, raporton IndeksOnline.
Pasi mori besimin e partisë për kandidaturën, ka ardhë edhe reagimi nga Gola.
“Me dashuri e përgjegjësi, për Gjakovën! 🫶”, ka qenë përshkimi që Gola i ka bërë fotografisë ku shfaqet në shoqëri të Albin Kurtit dhe një numri përkrahësish.
Kujtojmë që LVV fillimisht e kishte nominuar për kandidat për kryetar të Gjakovës Agon Batushën, mirëpo ai është tërhequr nga gara për arsye personale. /IndeksOnline/