75 Mall Live Search
10:33 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / L A

Ardian Ismajli arrin në Torino për të kryer vizitat mjekësore

Mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli do të bëhet me skuadër të re.

Pas largimit të tij nga Empoli, ai do të mbetet në Serien A ku do të nënshkruajë për Torinon.

Dhe pamjet e reja dolën që Ismajli, ka udhëtuar drejt Torinos për të përfunduar vizitat mjekësore.

Ismajli, do të nënshkruajë kontratën trevjeçare me opsion për të vazhduar edhe për një vit.

Gjatë sezonit të kaluar, Ismajli bëri 31 paraqitje me Empolin, por që nuk arriti të shpëtonte skuadrën nga rënia në Serien B./IndeksOnline/