75 Mall Live Search
09:29 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / L A

Ardian Ismajli mbetet në Itali, gati marrëveshja me skuadrën e njohur

Mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli.

Mirëpo Ismajli do të mbetet në Itali, pasi që ka arritur marrëveshje me skuadrën e Serie A, Torino, sipas “Sky Italia”.

Mbrojtësi kuqezi nuk do të jetë i vetmi nga Empoli, që do të shkojë te Torino pasi që edhe lojtari tjetër, Tino Anjorin pritet të ndjekë rrugën e tij.

Ismajli ka arritur të bënte 31 paraqitje me Empolin këtë sezon, në Serie A dhe në Kupën Italiane, por nuk arriti të shmangte rënien për në Serie B./IndeksOnline/