Ardian Kastrati bëhet pishman, e fshin statusin skandaloz për Vjosa Osmanin

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shkruar një status tejet skandaloz pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e shtetit.
Por pas reagimeve të shumta që mori, ai u bë pishman, me ç’rast edhe e fshiu.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës.
Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”, ka shkruar ai. /Indeksonline/
