Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Nga sot krah nesh
Kryetari i AAK-së njëkohësisht edhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Ardian Kastrati i është bashkuar Aleancës për Ardhmëri të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Haradinaj, përmes një postimi në facebook është shprehur se Kastrati nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij.
“Ardian Kastrati, nga sot krah nesh! Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci. Nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij.
Mirësevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim”, ka shkruar Haradinaj./IndeksOnline/

