75 Mall Live Search
17:11 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / MSH

Ardian Kastrati merr mbështetje të madhe në Drenas

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, mbrëmë qëndroi në fshatrat e Drenasit: Poklek i ri, Poklek i vjetër, Shtrubullovë e Çikatovë të re, ku u takua me qindra qytetarë të cilët shprehen interesim për programin qeverisës të PDK-së.

Në bashkëbisedim e sipër, Kastrati pati mundësinë të këmbejë ide dhe zgjidhje për brengat e qytetarëve të asaj zone, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të takimit, Kastrati tha se njëzëri u pajtuan kundër pushtetit të Albin Kurtit, që sipas tyre, është një “pushtet anti-Kosovë”.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kastrati bartë numrin 65 në listën e PDK-së.