75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 08 Janar 2026 / Gj Sh

Ardian Kastrati pëson rënie drastike të votave, ja sa i mori me AAK-në

Ardian Kastrati ka dështuar të siguronte një ulëse në kuvend në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në garën për deputet nga radhët e AAK-së, ai mori gjithsej 1,611 vota.

Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, Kastrati kishte arritur sukses dukshëm më të madh si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në atë kohë, ai kishte siguruar 13,228 vota, çka i mundësoi zgjedhjen si deputet i Kuvendit të Kosovës. /Indeksonline/