Ardian Kastrati: Vetëm PDK-ja mund ta ringris flamurin e lirisë për të cilën luftuan veteranët tanë

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, ka marrë pjesë mbrëmë me veteranët e UÇK-së në Prishtinë.
Kastrati, përmes një postimi në facebook u shprehë se me PDK-në në krye veteranët janë të vendosur ta mbrojnë lirinë dhe dinjitetin që ata e fituan me sakrificat dhe luftën e tyre
Ndërsa theksoi se vetëm PDK mund ta ringris flamurin e lirisë për të cilën luftuan veteranët tanë.
“Takimi ynë i mbrëmshëm me veteranët e UÇK-së, heronjët tanë që shporrën Serbinë nga Kosova, tregon se vetëm PDK mund ta çojë Kosovën drejt fitores.
Me PDK-në në krye veteranët janë të vendosur ta mbrojnë lirinë dhe dinjitetin që ata e fituan me sakrificat dhe luftën e tyre.
Këto zgjedhje janë historike! Vetëm PDK mund të largoje Kurtin i cili e shkatërroj Kosovën. Vetëm PDK mund ta ringris flamurin e lirisë për të cilën luftuan veteranët tanë.
Të bashkuar, me forcën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës do ta largojmë Kurtin dhe do ta mbrojmë trashëgiminë tonë të lavdishme”, ka shkruar Kastrati.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ardian Kastrati kandidon me numër 65./Indeksonline/