75 Mall Live Search
07:39 / E Premte, 17 Tetor 2025 / G T

Ardian Krasniqi bën “sparing” me ish-kampionin e Bundesligës, takohet edhe me Firat Arslanin

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi është duke u bërë gati për meçin e dhjetorit, për të vazhduar rekordin pozitiv pa humbje.

Dje, nipi i legjendës, Luan Krasniqi – u takua me ish-portierin e Stuttgartit dhe Hoffenheimit, Timo Hildebrand, shkruan Indeksonline

May be an image of text

Një “sparing” i lehtë ndodhi mes tyre në ring – derisa të dy prezantuan trofetë e fituara.

Hildebrand ishte portier, i cili luajti edhe me Kombëtaren e Gjermanisë – kurse me Stuttgartin kishte fituar Bundesligan në vitin 2007.

Në këtë takim interesant, ishte edhe legjenda e boksit, shoku i ngushtë i Luanit, Firat Arslan.

Këta legjenda po e frymëzojnë Ardianin për të vazhduar me paraqitje pozitive në arenën e boksit profesionist.

Krasniqi nuk e ka zbuluar ende kundërshtarin e tij, kurse meçi do të zhvillohet më 13 dhjetor. Deri tani, 29-vjeçari ka zhvilluar 11 meçe, ku i ka që të gjitha fitore./Indeksonline/