Ardian Krasniqi drejt majave kampion, kryehen matjet zyrtare

Janë bërë matjet zyrtare të meçit shumëpritur të boksierit kosovar, Ardian Krasniqi.
Bokisieri nga Junikiu, do të ngjitet në ring ditën e shtunë me datë 28 shtator, i cili zhvillohet në ”MHP Arena” në Ludwigsburg të Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.
Ai do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së
Gjatë karrierës së tij, Ardian Krasniqi ka zhvilluar nëntë meçe, ka shënuar nëntë fitore – të gjitha me nokaut./IndeksOnline/




