75 Mall Live Search
18:36 / E Enjte, 24 Prill 2025 / Gj. Sh

Ardian Krasniqi gati për meçin jetësor

Të shtunën, më 26 prill, boksieri junikas Ardian Krasniqi, do të ndeshet me argjentinasin Diego Ramirez.

Ngjarja e cila zhvillohet në Stuttgart të Gjermanisë, do të përcillet nga Klan Kosova.

Sot, Krasniqi e ka mbajtur një konferencë për media ku ka shpalosur disa detaje lidhur me këtë meç.

Ai u shpreh se është gati për këtë luftë.

Përballja ndaj argjentinasit do të jetë më e madhja për boksierin kosovar.

28 vjeçari do të tentojë ta mbrojë brezin WBO Intercontinental.