Ardian Limani shpallet lojtari i javës së 20-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 20-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Prishtina, Ardian Limani.
Limani gjatë tërë ndeshjes ndaj Gjilanit ishte në nivel të lartë në mbrojtje, por ndihmojë bashkëlojtarët edhe në ofanzivë si dhe shënoi një supergol në barazimin si mysafirë kundër Gjilanit (1:1).
Pasi mori këtë çmim futbollisti i bardhekaltërve u shpreh i lumtur për vlerësimin. “Për mua është një kënaqësi e madhe ky çmim, duke e ditur që sapo i jam bashkuar ekipit më të trofeshëm në historinë e futbollit kosovar. Ndihem i vlerësuar dhe ky çmim më jep motiv shtesë që në vazhdm të ndihmoj edhe më shumë skuadrën time. Një falënderim të gjithë bashkëlojtarëve dhe shabit teknik për bashkëpunimin në ndeshje dhe për faktin që më kanë pritur mirë në kryeqytet”, ka theksuar Limani për faqen zyrtare të FFK-së.