75 Mall Live Search
10:29 / E Hënë, 20 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Ardian Muja shpallet ”Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 26-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit, Ardian Muja, pjesë e klubit nga Mitrovica, Trepça’89.

Komisioni vlerësoi se lojtari Trepçës ’89, Ardian Muja ishte më i miri i kësaj jave.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Avni Shala, Enes Shosholli dhe Isuf Llumnica. /IndeksOnline/