Ardian Musliu largohet nga Dardana, ka oferta nga klubet e Superligës

Futbollisti, Ardian Musliu përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se nuk do të jetë pjesë e KF Dardanës sezonin e ardhshëm.
Musliu një vit më parë ishte transferuar tek Dardana por futbollisti dhe klubi i Dardanës kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Në një prononcim për Indeksonline, Musliu ka folur për të ardhmen e tij dhe ka zbuluar diçka nga e ofertet që ka
“Jo ende s’kam vendosur se ku do të luaj. Po kam oferta edhe nga Superliga edhe nga Liga e parë. Për karrierë jashtë Kosovës ende nuk ka asgjë po sportit e futbollit nuk i dihet se çka na sjellë jeta në të ardhmen, shpresojmë më të mirën”, u shprehë Musliu./Indeksonline/
