75 Mall Live Search
22:19 / E Mërkurë, 20 Korrik 2022 / Gj. Sh

Ardian Nuhiu dhe kapiteni Ard Limani flasin para ndeshjes me Royal Antwerp

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu dhe e kapitenit Ard Limani kanë folur në konferencë për media para ndeshjes me Royal Antwerp.

Nuhiu ka thënë se do të jetë një ndeshje e fortë kundër një kundërshtari shumë serioz, stabil dhe me një projekt seriozë, shkruan Indeksonline.

’’Kemi analizuar aq sa kemi mundur kundërshtarin nën udhëheqjen e trajnerit të tanishëm. Ata luajnë futboll të bukur, skuadër kompakte  dhe gjithashtu me individ cilësor.

Projekti që ata kanë, stabiliteti skuadrës, tradita e tyre dhe forca që ata kanë, do të jetë motiv për ne.

Një mundësi e artë për futbollistët e mi për tu përballur me një ekip të fortë dhe për të treguar vlerat tona.

Është sportive të besojmë dhe të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha.’’, ka thënë Nuhiu.

Në anën tjetër kapiteni Ard Limani ka thënë se është ndeshje e vështirë por në Belgjikë kanë shkuar me vetëbesim të plotë se mund të marrim rezultat të mirë.

’’Duhet të jemi të kujdesshëm në çdo aspekt të ndeshjes, sepse në këtë nivel nuk falen gabimet.

Jemi shumë të motivuar për të zhvilluar ndeshje të madhe nesër dhe kemi besim që do ti shfrytëzojmë mundësit tona që do të na paraqiten në ndeshje.

Kemi dy ndeshje dhe nëse nesër marrim rezultat të mirë, në Prishtinë do të jetë ndeshje e zjarrtë sepse do t’i kemi Intelektualët pas vetës, por fokusin e kemi së pari tek ndeshja e parë.

Shpresoj që do të na ec gjithçka siç e kemi planifikuar.’’, ka thënë Limani./Indeksonline/