75 Mall Live Search
19:33 / E Diele, 26 Korrik 2020 / C E

Ardian Nuhiu flet pas fitimit të titullit të Superligës

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka falënderu të gjithë për titullin e parë të fituar në karrierën e tij si trajner.

Ai gjithashtu ka thënë se fitorja shkon për gjithë tifozët e Dritës si dhe për familjen e tij.

“Thjeshtë nuk kam fjalë të përshkruajë, është fantastike, urojë gjithë futbollistët, presidentin, tifozët e Dritës”, tha fillimisht Nuhiu për SSK.

“Më vjen keq që tifozët nuk i kishim në stadium, por edhe pse ishin jashtë ata ishin me ne”.

“Futbollistët ishin më meritorët për trofe, sepse lan ‘shpirtin’ në fushë”.

“Një kampionat i vështirë, sepse kishim katër kundërshtar dhe çdo ndeshje ishte si finale, dhe mendojë që e kemi merituar”.

“Këtë titull ia dedikojë tifozëve tanë, familjes time”, përfundojë Nuhiu.