75 Mall Live Search
21:09 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ardian Shala zgjidhet kryetar i LDK-së në Therandë

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon zgjedhjet e brendshme nëpër komunat e Kosovës.

Sot, dega e LDK-së në Therandë është bërë me kryetar të ri, përcjellë Indeksonline.

Ardian Shala është zgjedhur i pari i LDK-së në Therandë, komunë të cilën kjo parti e quan bastion.

“Sot, Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Therandë ka zgjedhur për kryetar, Ardian Shala.
Theranda mbetet bastion i LDK-së. Kryetarit dhe Kryesisë, punë të mbarë dhe suksese”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Indeksonline/