75 Mall Live Search
23:32 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Ardiana Maloku në “luftë” me tumorin, kërkon ndihmë nga qytetarët

Prizrenasja, Ardijana Maloku, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe është diagnostikuar me sëmundjen “Cavernoma multiple”, që është lloj tumori në kokë.

Maloku, ka 5 ditë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët duke thënë se e ka kohën e limituar, deklarojnë që kjo sëmundje mund të trajtohet vetëm jashtë Kosovës.

Asaj i nevojitet tretman mjekësor jashtë shtetit, dhe familja nuk ka mundësi t’i mbulojë shpenzimet e tretmanit në shumë prej 17 mijë eurove.

Apelohet tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë sipas mundësive për shërimin e saj.