Ardiani dhe Altini sikurse prindërit e tyre i përcjellin të njëjtat ideale përmes PDK-së

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, së fundmi është takuar me Altin Krasniqi poashtu kandidat për deputet në këtë parti.
Kastrati, përmes një postimi në facebook është shprehur se dy prindërit tanë Sylejman Kastrati dhe Jakup Krasniqi dikur ishin miq të ngushtë që angazhoheshin për ideale të njëjta.
Ndërsa tani, Ardiani dhe Altini përcjellin të njëjtat ideale përmes PDK-së.
“Jakup Krasniqi dhe Sylejman Kastrati, dy prindërit tanë, ishin miq të ngushtë që angazhoheshin për ideale të njëjta!
Unë dhe Altini përcjellim të njëjtat ideale përmes PDK-së!”, ka shkruar Kastrati.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ardian Kastrati kandidon me numër 65./Indeksonline/