Ardit Delijaj me 7 fitore në boks – synon titullin në Çeki

Boksieri shqiptar Ardit Delijaj po shkëlqen në ringun profesionist me rekord të pastër 7-0, përfshirë 3 fitore me nokaut, dhe renditje botërore 401 në BoxRec.
Ai ka bërë të ditur se planet e tij vazhdojnë në Çeki, ku brenda muajve të ardhshëm synon meç për titullin kombëtar, e më pas edhe tituj ndërkombëtarë.
Në karrierën amatore, Delijaj ka qenë 6 herë kampion i Kosovës, pjesëmarrës në Lojërat Evropiane Minsk 2019, dhe fitues i medaljes së argjendtë në turneun “Istvan Bocskai” në Hungari.