Ardit Gjebrea feston ditëlindjen, merr një urim të ëmbël nga djali i tij
Ardit Gjebrea është një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar, shkruan IndeksOnline.
Këngëtari, moderatori, kantautori e producenti i njohur shqiptarë, sot festonë ditëlindjen, ai ka mbushur 56 vite.
Gjebrea ndër urimet që ka marrë për ditëlindje ka qenë edhe një urim i veçantë nga djali i tij Joni.
“Nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë që kam për ty. Edhe pse nuk jam fizikisht atje për të festuar sot me ty, shpirtërisht jam gjithmonë pranë teje. Gëzuar ditëlindjen heroi im”: ka shkruar Joni, duke shprehur keqardhje për mungesën e tij për ditlindjen e babait.
Kujtojmë që Jon Gjebrea është duke jetuar dhe studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës saktësisht në Boston. /IndeksOnline
