23:31 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Ardit Gjebrea mban premtimin, nis ndërtimin i dy shtëpive në Thumanë

Edicioni i sivjetmë i “Këngës Magjike” u mbajt me kauzën “Këndoj për të ndërtuar”, për të prekurit nga tërmeti që ndodhi në nëntor të vitit që lamë pas.

Me paratë e grumbulluara nga biletat e shitura nga festivali, u premtua që do të ndërtohen dy shtëpi.

E kjo tashmë është realizuar, Ardit Gjebrea ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, me të cilën tregoi se ka nisur punën për tu ndërtuar këto shtëpi.

 “Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë. Nuk dua të ndërtoj shtëpi “partizançe”, por gjithçka me dokumente të rregullta. Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa rradhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë patur preçedencë! Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhshëm (që na vjen rradha) do japë OK që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen. Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga Bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë”, ka shkruar ai në Instagram./Indeksonline/

View this post on Instagram

Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë. Nuk dua të ndërtoj shtëpi "partizançe", por gjithçka me dokumenta të rregullta. Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa rradhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë patur preçedencë! Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhëshme (që na vjen rradha) do japë OK që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen. Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga Bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë.

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on