75 Mall Live Search
23:58 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ardit Gjebrea me dedikim për nënë e bijë që humbën jetën tragjikisht

Para pak kohe u bë e ditur se 30-vjeçarja Diena Meçe që u nxor e gjallë tek pallati gjashtëkatësh në Durrës, fatkeqësisht humbi jetën në spital.

Ajo u bë viktima e katërt në Durrës që ndërron jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm më magnitudë 6.4 në pallatin 6 katësh.

Por fatkeqësia shkon përtej kësaj. Ajo kishte humbi më herët edhe vajzën e saj 8 vjeçare nën rrënojat e tërmetit.

Këngëtari dhe moderator i njohur Ardit Gjebrea ka bërë një dedikim emocionues për këtë rast mjaft të rëndë, në mesin e shumë viktimave në ditën e sotme.

“Paqe për 2 engjëj, nënë e bijë.
Paqe për të gjithë që ata nuk janë sot me ne.
Kurajo për ju që humbët papritur të dashurit tuaj.
Respekt dhe mirënjohje për çdokënd që mundet të ndihmojë këdo në nevojë!”
: ka shkruar Arditi në dedikimin e tij, bashkangjitur me fotografitë e nënës dhe bijës që humbën jetën. /Indeksonline/