75 Mall Live Search
23:54 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ardit Gjebrea përkujton nënën e ndjerë për Krishtlindje

Ardit Gjebrea po kalon festën e  Krishtlindjeve në Korçë së bashku me familjen e tij.

Bashkë me të edhe djali i tij, Joni me të fejuarën, që jetojnë në SHBA, por kanë ardhur në Shqipëri për festat e fundvitit.

Moderatori i njohur me këtë rast ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi ku shihet bashkë me familjen e tij, teksa ka bërë edhe një urim sipër postimit.

Në këtë postim, Arditi poashtu ka kujtuar nënë e ndjerë e cila u nda nga jeta pak muaj më pare.

“I pari falënderim për Zotin, më pas lutjet për shëndetin dhe begatinë e familjes, për të afërmit, për ata me të cilët punoj, për të gjithë ju që jeni pjesë e jetës time dhe për ata që nuk i kam në këtë jetë dhe që më presin në jetën tjetër. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Arditi.