10:23 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Ardit Gjebrea, video sensiblizuese për masat parandaluese kundër koronavirusit

 Ndryshe nga të tjerët që kanë dërguara mesazhe dhe postime me shkrim për t’u solidarizuar me të prekurit nga koronavirusi, Ardit Gjebrea ka zgjedhur në tjetër metodë.

Këngëtari i mirënjohur, nga Shqipëria, ka realizuar një video sensibilizues për të treguar hapa dhe masat që duhet të metren për të parandaluar virusin vdekjeprurës, shkruan Indeksonline.

Kantautori, ka treguar treguar se cilave procedura duhet t’u përmbahemi në mënyrë e që janë në frymën e këshillavet nga mjekët: të evitojmë vendet publike dhe të lajmë duart sa më shpesh.

Sensibilizim dhe solidaritet!Kjo është ajo çka duhet të bëjmë të gjithë sot!Jam pranë çdo të prekuri me zemër dhe lutem që të jeni me shëndet të plotë të gjithë. Do ia dalim”, ka shkruar Arditi në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë se në Shqipëri ka arritur në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi./Indeksonline/