75 Mall Live Search
16:52 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ardit Gjebrea e quan Nexhmije Pagarushën shpirt binjak

Vdekja e bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka shokuar botën e artit.

Janë të shumtë ata që kanë reaguar dhe kanë thurur vargje për veprat e çmuara që la pas vetës, e që do të kujtohet përgjithmonë.

Një nga emrat që kujtoj  artisten e madhe shqiptare ishte edhe këngëtari nga Shqipëria, Ardit Gjebrea.

Përmes një fotografie në Instagram, Ardit Gjebrea e quajti Nexhmijen shpirti i tij binjak.

“Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën. E mira, e ëmbla, lozanjarja ime.
Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty.
Kush tha që u shua bylbyli? Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne. Më sëm bon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!”, ka shkruar artisti i njohur./Indeksonline/