75 Mall Live Search
16:35 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / MSH

Ardita Lala, një shembull suksesi si aktore

Shumica nga ne tashmë e njohim Ardita Lalën, një aktore vërtet e talentuar.

Që nga adoleshenca e saj ajo filloi të merrej me aktrim, hapat e parë të aktrimit i filloi me aktorin e madh, tashmë të ndjerë, Faruk Begollin, për të vazhduar pastaj tutje.

Kudo që u shfaq dhe kudo ku i është ofruar ndonjë rol ajo shkëlqeu me paraqitjet e saj artistike.

Duke parë talentin e saj në aktrim, ajo mori ftesë asaj kohe për të marrur pjesë me një rol në filmin shumë të shikuar që quhej “Metropolet”, me aktorët si Faruk Begolli, Blerim Destani dhe disa të tjerë.

Pas kësaj paraqitje të suksesshme në këtë film, ajo nuk e la me kaq, vazhdoi me disa skeqe me aktorët e mëdhenj si Rasim Thaçi-Cima dhe Ibrahim Krajkova-Leci, pastaj paraqitje televizive si në serialin vendor “Familja Moderne”, poashtu edhe në serialin tjetër “Ça ka Shpija” me aktorin e madh Naser Rafunën.

Përveç aktrimit ajo mori pjesë edhe si modele, në evenimente të ndryshme bukurie dhe u zgjodh si miss, në moshën 16-vjeçare.

Ofertat në drejtim të saj për të marrë pjesë në klipe të ndryshme muzikore, shfaqje e filma të llojllojshëm ishin të pandalshme.

Pra me një fjalë mund të thuhet “E lindur për të qenë e suksesshme”.

Më pas ajo u tërhoq paksa nga paraqitjet televizive, pasi jeton në Londër dhe se më shumë ka vendosur t’i përkushtohet familjes, përkatësisht fëmijëve të saj.

E pyetur se a do t’i rikthehet sërish ekranit, ajo thotë se do të rikthehet së shpejti me shumë surpriza për publikun.