75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / G T

Ardon Jashari e kishte refuzuar Kosovën me plotë krenari: Na tha faleminderit se po e pres Zvicrën…!

Futbollisti më i përfolur kohëve të fundit, Ardon Jashari e kishte refuzuar Kombëtaren e Kosovës vite më parë.

Këtë histori e kishte treguar Muharrem Sahiti në Kanal10, shkruan Indeksonline

Madje Sahiti e vlerësoi lartë ndershmërinë e mesfushorit shqiptar, që tashmë po nënshkruan me AC Milanin, ekipin italian – nga Club Brugge.

“E vlerësoj Ardon Jasharin për ndërshmërinë e tij. Që në takimin tonë të parë, ai e bëri të qartë dhe na tha: Faleminderit për interesimin tuaj, por unë po e pres Zvicrës”, u shpreh Muharrem Sahiti

Kujtojmë që Jashari pritet të firmos një kontratë pesë-vjeçare me ekipin “kuqezi” ku do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro në vit./Indeksonline/