75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / G T

Ardon Jashari: Keq që s’fituam, por ka ende lojë…!

Ardon Jashari ka folur për mediat italiane pas barazimit 1:1 ndaj Comos në Serie A.

Mefushori shqiptar që bëri një asist mbrëmë, tha se ndihet keq që skuadra e tij nuk fitoi, shkruan Indeksonline

“Jam dakord me Rafën. Ishte një ndeshje e vështirë, por luajtëm më mirë se në ndeshjen e parë. Ishim të rrezikshëm me topat pas mbrojtjes së tyre. Është për të ardhur keq që nuk fituam, por ndeshja tjetër është afër”, u shpreh Jashari

Skuadra e Milanit me këtë barazim shkon në kuotën e 54 pikëve, shtatë më pak se lideri, Inter (61)./Indeksonline/