75 Mall Live Search
11:11 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / G T

Ardon Jashari mungon, Murat Yakin zbulon arysen pse mesfushori i Milanit nuk luan ndaj Kosovës

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Kosovës dhe Suedisë, të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Trajneri Murat Yakin ka ftuar tre lojtarë shqiptarë: Andi Zeqiri, Ardian Bajrami dhe Granit Xhaka.

Në këtë listë mungon emri i mesfushorit shqiptar, Ardon Jashari.

Murat Yakin tregoi arsyen në konferencë për media pse nuk e ftoi futbollistin e Milanit.

“Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ardon Jasharin. Megjithatë, ai nuk është i gatshëm 100 përqind”, u shpreh Yakin

Kujtojmë që ka pak ditë që Jashari është rikthyer nga lëndimi që e pësoi me Milanin në Serie A.

Ai kishte munguar edhe në ndeshjen e parë ndaj Kosovës, të luajtur muaj më parë në Basel./Indeksonline/